LAJMI I FUNDIT:

Ndarja e Anthony Martial ka ndikuar në formën e tij

Ndarja e Anthony Martial ka ndikuar në formën e tij

Drejtuesit e Manchester Unitedit janë të shqetësuar për jetën private të Anthony Martial, madje e kanë fajësuar atë për formën e keqe që ka shfaqur futbollisti këtë fillim sezoni.

Martian u fut në lojë këtë të diel në sfidën kundër Stoke City duke shënuar një gol të mrekullueshëm, gol i cili solli barazimin për “djajtë e kuq”. Por kjo ka qenë goditja e parë francezit në nëntë ndeshje të zhvilluara.


Ai është ndarë nga e dashura Samantha Jackuelinet me të cilën kishin disa vite të lidhur dhe një vajzë.

Kjo ka ndikuar shumë në gjendjen e Martial i cili përveç aspektin profesional po përjeton momente të këqija edhe pran klubit. Një ndër to, momenti kur atij ju desh të hiqte dora nga numri i tij në fanellën e M.United për t’ia dhënë afrimit të ri, Zlatan Ibrahimovic.

Skuadra është e “frikësuar” për gjendjen e tij që pas ndarjes në fillim të vitit.