LAJMI I FUNDIT:

Ndalohen turistët irlandezë që provuan të paguanin me paratë e lojës monopol, kërkonin edhe kusur

Ndalohen turistët irlandezë që provuan të paguanin me paratë e lojës monopol, kërkonin edhe kusur

Turistët irlandezë janë ndaluar në Mallorca të Spanjës, pasi provuan të paguanin me paratë e lojës monopol, për pijet që iu shërbyen në një lokal.

Menaxheri i lokalit njoftoi rojat e sigurisë, kur të dy 18-vjeçarët insistonin se ato janë para të vërteta dhe donin të paguanin, transmeton Telegrafi.


“Kamerierja ka mbetur duke i shikuar, kur ata kërkonin t’ju kthehet edhe kusuri. Ajo më tregua mua, sepse të dy ishin të dehur dhe insistonin” ka thënë menaxheri.

Ata janë kontrolluar nga policia dhe në xhepa iu gjetën plotë katrmonedha të njëjta. Për këtë veprim, u detyruan që të paraqiten para një gjykate lokale, prej nga u lëshuan me kusht.

Ndaj tyre rëndon akuza për mashtrim të lehtë, gjë që nuk përbën rrezik dhe nuk do të dënohen. /Telegrafi/