LAJMI I FUNDIT:

Ndahen çmimet tradicionale nga MKRS në fushën e muzikës

Ndahen çmimet tradicionale nga MKRS në fushën e muzikës
Foto: Facebook

Sot (e hënë) janë ndarë çmimet tradicionale nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në fushën e muzikës.

Këto çmime u ndanë për nder të Ditës Botërore të Muzikës, gjersa njëri nga çmimet kryesore iu nda kompozitorit Rafet Rudi.


Anëtarët e jurisë për ndarjen e këtyre çmimeve ishin: Stephane de Gerando – kompozitor, Francë, Kushtrim Gashi – kompozitor, Kosovë, Gjermani dhe Ardian Halimi – kompozitor, Kosovë, Gjermani.

Shkrimi i plotë i MKRS (pa ndërhyrje):

“Në Ditën Botërore të Muzikës, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u ndanë çmimet tradicionale në këtë fushë.

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” iu nda kompozitorit, Prof. Rafet Rudi.

Çmimi për vepër orkestrale – simfonike dhe koncertante, kompozitorit z, Kreshnik Aliçkaj, për veprën Simfoni Nr.4.

Çmimi për vepër kamertale u nda tek dy kandidatë: z. Ersan Januzi dhe z. Hajrullah Zyla, kjo për shkak që të dy veprat janë të trajtuara në mënyrë profesionale, si nga ata teknike, dramatike, gjuha muzikore etj.

Çmimi për vepër soliste dhe duo iu nda kompozitorit z. Memli Kelmendi.

Anëtarët e jurisë për ndarjen e çmimeve vjetore për muzikë ishin:

Stephane de Gerando – kompozitor, Francë

Kushtrim Gashi – kompozitor, Kosovë, Gjermani

Ardian Halimi – kompozitor, Kosovë, Gjermani

Çmimet i ndau Ministri i MKRS, z. Hajrulla Ceku i cili ndër të tjera u tha fituesve që kjo është një pjesë e obligimit dhe më e pakta që mund të bëhet ndaj asaj që meritojnë.

Ndërsa prof. Rafet Rudi falënderoi Ministrinë për mbështetjen e krijimtarisë së tyre dhe këtë e konsideron si një stimulues të rëndësishëm për veprat e tyre që vështirë e gjejnë vendin me ndryshimet e mëdha në fushën e muzikës.

Në këtë ngjarje të pranishëm ishin edhe zëvendësministri z. Sejnur Veshall dhe pjesëtar të departamentit të kulturës në MKRS.

Ju urojmë të gjithë pjesëmarrësve dhe fituesve sukses të mëtejmë në punën e tyre profesionale”. /Telegrafi/

Foto: Facebook

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori