LAJMI I FUNDIT:

NASA ka përfunduar fazën e parë të projektimit të një reaktori bërthamor

NASA ka përfunduar fazën e parë të projektimit të një reaktori bërthamor

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka njoftuar se ka përfunduar fazën fillestare të projektimit të një reaktori bërthamor, duke theksuar se po punon në mënyrë aktive në zhvillimin e një burimi që qëndrueshëm energjie për kolonitë e ardhshme në Hënë.

Në vitin 2022, NASA ka nënshkruar me partnerët e saj tre kontrata në vlerë pesë milionë dollarë për të zhvilluar dizajne konceptuale për reaktorët e vegjël të ndarjes bërthamore që do të përdoren në sipërfaqen hënore.


“Një demonstrim i një burimi të energjisë bërthamore në Hënë është i nevojshëm për të treguar se është një opsion i sigurt, i pastër, dhe i besueshëm”, tha zyrtarja e NASA-s, Trudy Kortes.

Agjencia theksoi se ky projekt do të përfshijë sisteme për konvertimin e energjisë, mekanizma për refuzimin e nxehtësisë, dhe sisteme për menaxhimin dhe shpërndarjen e energjisë.

Ndryshe, NASA ka qëndruar e hapur ndaj ideve dhe gjithmonë ka mbështetur inovacionin e partnerëve të saj. Ndër specifikat e paracaktuara të reaktorit është pesha nën gjashtë tonë e aftë për të prodhuar 40 kW energji elektrike.

Kjo energji elektrike do të jetë e mjaftueshme për demonstrime, dhe do të jetë e disponueshme për të fuqizuar shtëpitë në hënë, roverët, dhe misionet kërkimore.

Reaktori bërthamor shquhet si burim energjie, dhe sistemi i energjisë së tij mund të funksionojë vazhdimisht gjatë netëve të ashpra hënore. Nisja e tij pritet në fillim të viteve 2030. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori