Napoli po përballet me Liverpoolin në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ku pas 45 minutash është në epërsi me rezultat 3-0.

Napolitanët e nisën shumë mirë takimin duke rrezikuar me Victor Osimhen, por topi shkoi afër portës.


Në minutën e 5-të, Napoli fitoi penallti, pasi me dorë në zonë luajti James Milner. Nga pika e bardhë ishte i saktë Piotr Zielinski për 1-0.

Pas disa minutash Napoli fitoi edhe një herë penallti, ndërsa kësaj radhe gjuajti Osimhen, por goditja e tij u prit nga Alisson.

Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë, kësaj radhe pas një aksioni të gjatë, ku Andre Zambo Anguissa doli i vetëm me portier për të shënuar për 2-0.

Osimhen doli nga loja shkaku i një dëmtimi, ndërsa në vend të tij u fut  Giovanni Simeone, i cili pas vetëm katër minutash shënoi për 3-0 pas asistimit  të Khvicha Kvaratskhelia.

https://twitter.com/DEANFOOTBALL1/status/1567600379793121280

Napoli duket po shkon drejt një fitoreje të madhe. /Telegrafi/