LAJMI I FUNDIT:

Napoli, 5 milionë për Rashicën

Napoli, 5 milionë për Rashicën
Milot Rashica Edouard Duplan during the Dutch Eredivisie match between Vitesse and ADO Den Haag at the Gelredome on april 9, 2016 in Arnhem, the Netherlands(Photo by VI Images via Getty Images)

Napoli dhe Milot Rashica. Një interes që ka nisur të rritet me afrimin e verës.

Klubi italian duket se po mendon seriozisht ta blejë talentin shqiptar të Vitesses. Sulmuesi që në fund të muajit mars debutoi edhe me Kombëtaren shqiptare në miqësoren me Luksemburgun, krahasohet as më shumë e as më pak, por me Dries Mertens, mesfushorin belg të blerë në vitin 2013 për 9.5 milionë euro nga PSV Eindhoven.


Rashica ende nuk i ka mbushur 20 vjeç, por me gjithë moshën e re, ka personalitet të jashtëzakonshëm. Luan si sulmues krahu, por mund të aktivizohet edhe si mesfushor krahu apo organizator.

Teknikë, vrapim dhe mbi të gjitha i rrezikshëm në zonën kundërshtare. Në këtë sezon të Eredivisies me Vitessen regjistron 7 gola dhe 6 asist në 27 javë të kampionatit holandez.

Të dhëna këto që e kanë mahnitur Napolin , me drejtorin sportiv Giuntoli që po mendon ta blejë menjëherë.

Milot Rashica është një nga ata të rinj që mund të shpërthejnë menjëherë dhe të bëhet protagonist, edhe në një klub të rëndësishëm si Napoli.

Precedenti me mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj e shpërbleu klubin më mënyrën më të mirë. Kjo bën që italianët të mos mendohen dy herë edhe pse për ta marrë nga Vitesse nevojiten rreth 5 milionë Euro.

Te Napoli nuk duan të humbin kohë, edhe sepse ofertat për talentin kuqezi nuk mungojnë. Nga Tottenham e Everton në Angli, te Ajax e PSV në Holandë e për të vazhduar me Galatasarayn në Turqi, konkurrenca është e madhe dhe lista rritet me kalimin e javëve.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori