LAJMI I FUNDIT:

Nacho: Do të donim ta kishim Ronaldon në ekip

Nacho: Do të donim ta kishim Ronaldon në ekip

Nacho ka deklaruar se Cristiano Ronaldo do të ishte një ndihmesë e madhe ende në Santiago Bernabeu.

Superylli portugez u largua drejt Juventusit për një transferim 100 milionë eurosh.


Cristiano është përshtatur me jetën në Torino, duke gjetur golat dhe asistimet.

Por, Reali ka vuajtur dhe Nacho thotë se Ronaldo do të ishte një ndihmesë e madhe.

“Është temë tjetër për ne. E kam thënë shumë herë. Nëse do të ishte në dorën tonë do të donim ta kishim Ronaldon në skuadër sepse e kemi pasur për shumë vite dhe ai është lojtar që bën diferencën”.

“Por, është një situatë ku ne nuk mund t ëndihemi keq për veten për shkak të Cristianos. Ai vendosi të largohej”.

“Ne i jemi falënerues për atë që ka bërë për ne dhe i dëshirojmë shumë fat. Por, ne nuk mund të ndihemi keq për dikë që nuk është në mesin tonë. Nuk është gabimi jonë, as i atij”.

“Shpresoj se ai do të ketë shumë fat dhe ne duhet të punojmë bashk tash dhe në të ardhmen”, u shpreh Nacho. /Telegrafi/