Borussia Dortmund është i interesuar për mesfushorin e Liverpoolit, Naby Keita.

Ish-ylli i RB Leipzig përfundon kontratën me The Reds në qershor të vitit 2023.

Keita është një nga prioritetet më të larta të Dortmundit për afatin kalimtar të verës së ardhshme pasi ata kërkojnë të forcojnë mesfushën e tyre, raporton Bild.

Bisedimet për një marrëveshje të re janë duke vazhduar mes Keitas dhe Liverpoolit, megjithatë interesimi i klubeve të tjera për 27-vjeçarin mund të pezullojë diskutimet.

Mesfushori nuk është paraqitur ende për skuadrën e Jurgen Kloppit këtë sezon për shkak të një lëndimi, i cili është i fundit në një listë të gjatë të problemeve të fitnesit.

Reklama

Keita ka humbur 72 ndeshje për Reds gjatë katër sezoneve në klub, duke luftuar shpesh me lëndime në kyçin e këmbës dhe ijëve. /Telegrafi/

Reklama