Mustafi i kënaqur me fitoren e Arsenalit

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi është deklaruar pas ndeshjes ndaj WBA-së në Emirates. Ai u shpreh i ngazëllyer me fitoren e arritur.
Mbrojtësi gjerman me prejardhje shqiptare, ka përdorur rrjetin social Facebook për t’iu gëzuar fitores.
“Punë e mirë nga djemt. I kënaqur që kemi mbajtur edhe një herë portën e pastër”, ka shkruar Mustafi në postimin e tij në Facebook.
Ylli shqiptar i Arsenalit është rikthyer në formacionin startues të Wengerit dhe kështu duke forcuar mbrojtjen e Topçinjve. Kjo është ndeshja e dytë radhazi që Arsenali nuk pranon gol.
Shkodran Mustafi ishte lidhur shumë me një largim gjatë verës. Ai ishte subjekt i një transferimi te Interi verën e kaluar për një shumë prej 25 milionë eurosh.
Mustafi megjithatë vendosi të qëndrojë dhe të luftojë për një vend te Arsenali, ani pse Arsene Wenger ia kishte garantuar qëndrimin në stol. Tash duket se ai ka bindur francezin dhe pritet të jetë startues edhe në ndeshjet e ardhshme.
Lajmi për rikthimin në top formë të Mustafit më shumë ka gëzuar përzgjedhësin e Gjermanisë, Joachim Low. Përfaqësuesja gjermane i kthehet aksionit në pushimin e kombëtareve për kualifikueset e botërorit dhe Mustafi shihet si njeriu ideal për të qenë titullar për “pancerët”.
/Telegrafi/






















































