LAJMI I FUNDIT:

Mozzik dhe Loredana sjellin bashkëpunimin e radhës “Mit mir”

Mozzik dhe Loredana sjellin bashkëpunimin e radhës “Mit mir”
Foto: Loredana/YouTube

Reperët e njohur, Mozzik dhe Loredana, kanë qenë shumë të përfolur javëve të fundit.

Kjo pasi dyshja kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, gjë që ka çuar fansat në dyshimin për një ndarje të mundshme mes tyre.


Megjithatë, ata i befasuan sërish të gjithë kur mbrëmjen e së enjtes sollën bashkëpunimin e tyre të ri.

Foto: Loredana/YouTube

“Mit mir” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është vizualizuar tashmë edhe me klip.

Kënga është e zhanrit RnB dhe hip-hop, dhe është punuar nga Jumpa, gjersa tekstin e kanë shkruar vet dyshja interpretuese.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Klipi është realizuar në Gjermani dhe kënga është pjesë e albumit të tyre më të fundit, “No Rich Parents”.

Mozzik dhe Loredana nuk i kanë komentuar thashethemet për ndarjen e tyre të mundshme, ndonëse thuhet se ata kanë thumbuar vazhdimisht njëri-tjetrin gjatë kësaj kohe me statuse të ndryshme në rrjetet sociale. /Telegrafi/