Mourinho kërkon revolucion te Real Madridi – zbulohen planet për një ekip shumë më të shpejtë

Jose Mourinho ka një vizion të qartë për mënyrën se si dëshiron të luajë Real Madridi në sezonin e ri, duke kërkuar një ekip me ritëm maksimal dhe stil loje sa më direkt.
Sipas “Diario AS”, trajneri portugez është i kënaqur me bërthamën e skuadrës, por synon të bëjë ndryshime të tjera në merkato për të ndërtuar ekipin ideal sipas filozofisë së tij.
Transferimi i Yan Diomande konsiderohet si një pjesë kyçe e këtij projekti. Talenti i ri shihet si lojtari që ofron shpejtësinë, fuqinë fizike dhe eksplozivitetin që Mourinho kërkon për ta bërë Real Madridin edhe më të rrezikshëm në fazën sulmuese.
Raporti shton se futbollistët që po rikthehen gradualisht nga pushimet pas Kupës së Botës po informohen personalisht për idetë e reja taktike të trajnerit, me theks të veçantë te loja vertikale, kalimet e shpejta dhe kundërsulmet.

Megjithatë, puna e Real Madridit në merkato nuk ka përfunduar. Klubi pritet të bëjë lëvizje të tjera deri në mbylljen e afatit kalimtar, ndërsa Mourinho synon të ndërtojë një skuadër të transformuar plotësisht, të bazuar te tranzicionet e shpejta dhe intensiteti i lartë në çdo fazë të lojës.
Real Madridi tani është fokusuar në nënshkrimin e Rodrit nga Manchester City, ndërsa synon të shesë disa lojtarë para se të tentojë një qendërmbrojtës, me Alessandro Bastonin e Interit si opsion konkret./Telegrafi/











































