Jose Mourinho po kalon një kohë të trazuar te Roma, me tre humbje në muajin e fundit dhe ai shpreson të forcojë skuadrën e tij në janar, ku pesë janë emrat që portugezi i dëshiron të klubi italian.

Trajneri portugez nuk është i kënaqur me nivelin e treguar nga skuadra e tij në këtë fillim sezoni dhe synon të përforcohet në dimër.

Roma aktualisht është e katërta në Serie A dhe Mourinho dëshiron më shumë qëndrueshmëri nga skuadra e tij.

Eto’o: Vetëm Mourinho mund ta bëjë Romën kampione të Italisë Eto’o: Vetëm Mourinho mund ta bëjë Romën kampione të Italisë

Sipas Corriere dello Sport, Mourinho është i kënaqur vetëm me portierin Rui Patricio nga nënshkrimet e tij gjatë verës.

Gazeta sugjeron gjithashtu se ai nuk është i bindur nga Tammy Abraham, pavarësisht fillimit të tij të mirë të sezonit, si dhe Eldor Shomurodov, Matias Vina dhe Bryan Reynolds që janë ndër ata lojtarë që nuk i bën përshtypje.

Tani, Mourinho tani po kërkon të sjellë emra të rinj në Olimpico dhe pesë janë emrat që po përfolën për t’u transferuar.

Sipas gazetës Marca, Mourinho dëshiron dy nënshkrime nga Real Madridi, me emrat e pëlqyer si Nacho Fernandez dhe Dani Ceballos, pasi portugez kërkon të forcohet në mesfushë dhe mbrojtje.

Përveç dy spanjollëve, ai thuhet se është duke kërkuar Ruben Loftus-Cheek të Chelseat, Harry Winks të Tottenham Hotspur dhe mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria. /Telegrafi/