LAJMI I FUNDIT:

Mou me rekord në vetë, trofe në pesë shtete të ndryshme

Mou me rekord në vetë, trofe në pesë shtete të ndryshme

Jose Mourinho vendosi në vitrinën e tij një tjetër trofe.

Në Wembley, skuadra e tij Manchester United mposhti Southamptonin 3-2, duke arritur të ngrejë trofeun e Kupës së Ligës për këtë sezon, për të vendosur edhe një rekord më vete, duke u bërë trajneri që ka mundur të fitojë trofe në pesë shtete të ndryshme.


Përpara Wembleyt, Mourinho numëronte tetë finale kupash të fituara, në 10 të tilla në katër vende të ndryshme. Në Portugali, kur drejtonte Porton, e humbi finalen e kupës ndaj Benficës 2-1 në vitin 2004, ndërsa finalja e dytë e humbur është ajo e vitit 2013, në Kupën e Mbretit në Spanjë, ndaj Atletico Madrid.

Mourinho, gjatë të gjithë karrierës së tij ka përjetuar 25 finale në të gjitha aktivitetet, nga të cilat ka fituar 16, transmeton TCh.

“Shpresoj që të fitoj më shumë trofe me Manchester United. E di që këtë sezon do të jetë shumë e vështirë, por ne do të përpiqemi”, tha Mourinho.

Për më tepër, Mourinho ka një rekord tjetër në Angli, ku ka fituar në të pesta herët që skuadrat e tij kanë luajtur një finale; katër me Chelsea dhe një me Man Utd.

Duke parë që titulli kampion në Ligën Premier është pothuajse një mision i pamundur, për “djajtë e kuq” dhe Mourinhon objektivat janë sukseset në FA Cup dhe Liga e Evropës.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori