Ish-presidenti i famshëm i Interi, Massimo Moratti, ka folur për kundërshtarin e ardhshëm që Interi do ta mësojë nga shorti i Ligës së Kampionëve që do të hidhet të hënën në Zvicër.

Interi e mbylli fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në vend të dytë pas Real Madridit, duke u bërë pjesë e 16 skuadrave më të mira të Evropës.

Djelmoshat e Simone Inzaghit do të përballen në raundin e radhës me një nga vendet e para, duke përjashtuar Juventusin, pasi dy ekipe nga i njëjti shtet nuk mund të ndeshen mes tyre në raundin e 1/16-ve.

Lille dhe Ajax janë dy rivalë më të pranueshëm, teksa Moratti nuk e kursen ironinë me Juven e Max Allegrit.

Reklama

“Nuk e di cilin kundërshtar të zgjedh. Ndoshta Lille ose Ajax. Sa keq që nuk mund të shortohemi me Juventusin, sepse ata do të ishin kundërshtari më i thjeshtë për Interin”, ka thënë ish-presidenti i klubit nga Milano. /Telegrafi/

Reklama