LAJMI I FUNDIT:

Moratti: Kam gabuar me Lukakun, Suning ka gjithçka për ta transferuar Messin te Interi

Moratti: Kam gabuar me Lukakun, Suning ka gjithçka për ta transferuar Messin te Interi

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti e pranon se ishte ‘gabim’ për dyshimet rreth Romelu Lukaku, ndërsa shton se klubi i Serie A ka ‘gjithçka që duhet për të sjellë Lionel Messin’ në Itali.

74 milionë eurot e shpenzuara për të nënshkruar Lukakun nga Manchester United ishin dukur shumë, veçanërisht për të zëvendësuar Mauro Icardin, por ai e gjeti rrjetën 31 herë në 49 ndeshje në të gjitha garat.


Lukaku i ka ndihmuar shumë Nerazzurrëve të përfundojnë si nën-kampion në Serie A dhe të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe Moratti ka thënë se ka gabuar në gjykimin ndaj belgut.

Lukaku thyen dy rekorde në Ligën e Evropës, në sezonin më të suksesshëm në karrierën e tij
Lexo po ashtu Lukaku thyen dy rekorde në Ligën e Evropës, në sezonin më të suksesshëm në karrierën e tij

“Kam gabuar me Lukakun”, ka thënë fillimisht Moratti për gazetën Quotidiano Sportivo.

“Me gjithë sinqeritetin, unë mendova se ai ishte thjesht i fortë fizikisht dhe kisha frikë se do të pendoheshim për humbjen e Icardit. Në vend të kësaj, Romelu është një kampion, gjithmonë i ndihmon bashkëlojtarët dhe ka vizion të mirë për lojën”.

“Antonio Conte kishte të drejtë që kërkonte nënshkrimin e tij dhe më pas bëri mirë për ta përmirësuar atë. Fitimi i Ligës së Evropës nuk do të jetë i lehtë, pasi kanë mbetur katër skuadra shumë konkurruese, por shpresoj që Interi të mund të jetë klubi tjetër italian që fiton një trofe evropian”.

Moratti me në të kaluarën transferoi Ronaldon në Interi dhe u përpoq me gjithçka për të marrë Messin kur ai ishte akoma në vitet e para te Barcelona.

Tani thashethemet janë ndezur përsëri pas zhgënjimit të Leos në Barça dhe sezonit të tyre thuajse të dështuar.

Interi planifikon t’i ofrojë Messit kontratë prej 1.35 milion euro në javë, detaje nga paga astronomike që do ta fitonte argjentinasi
Lexo po ashtu Interi planifikon t’i ofrojë Messit kontratë prej 1.35 milion euro në javë, detaje nga paga astronomike që do ta fitonte argjentinasi

“Unë jam thjesht një tifoz i thjeshtë i Interit tani, kështu që nuk kam ndonjë informacion të brendshëm”.

“Por, duke thënë këtë, unë e di se: Suning ka gjithçka që duhet për të sjellë Messin në Milano, si në aspektin e burimeve ashtu edhe të kompetencave”, përfundoi ish-presidenti i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori