LAJMI I FUNDIT:

Montella: Ndaj Napolit e tregojmë forcën tonë

Montella: Ndaj Napolit e tregojmë forcën tonë

Milani do të udhëtojë te Napoli për ta zhvilluar xhiron e dytë në Serie A.

‘Kuqezinjtë’, kanë triumfuar në takimin e parë me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj Torinos, ndërsa Napoli u ndal në barazim 2:2 tek Pescara.


Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka thënë se ndeshja ndaj Napolit do ta tregojë forcën e vërtetë të Milanit.

“Për të parë forcën tonë reale duhen disa ndeshje, por kjo sfidë me Napolin në ‘San Paolo’ është e veçantë dhe që na përball me një rival për titull. Ndaj ajo që do të tregojmë sot do të na thotë edhe vlerën tonë reale në fushë”, deklaroi Montella.

“Napoli luan për titull edhe pse nuk ka më Higuain, por është forcuar në reparte të tjera. ndërsa ne nuk duhet të përsërisim ato ulje-ngritje si ndaj Torinos, apo si seoznin e kaluar. Ndeshja me Torinon mbaroi, morëm tri pikë, por tani shohim përpara”, përfundoi Montella. /Telegrafi/