LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur Ederson u tall me tifozët e Arsenalit pasi Haaland shënoi golin e katërt

Momenti kur Ederson u tall me tifozët e Arsenalit pasi Haaland shënoi golin e katërt

Ederson kaloi një kohë të mirë të mërkurën mbrëma, me portierin e Manchester Cityt që u tall me tifozët e Arsenalit pasi golit të shënuar nga Erling Haaland.

Reklama

Manchester City fitoi me rezultat të thellë 4-1 në shtëpi ndaj Arsenalit në ndeshjen e javës së 33-të në Ligën Premier.

Me këtë fitore, City afrohet në vetëm dy pikë larg Arsenalit, por me dy ndeshje më pak dhe tani shihet si favorit për ta mbyllur sezonin si kampion.

“Titulli është në duart tona”, Guardiola flet pas fitores ndaj Arsenalit
Lexo po ashtu “Titulli është në duart tona”, Guardiola flet pas fitores ndaj Arsenalit

Golat në këtë ndeshje për ekipin e Guardiolas u shënuan nga Kevin de Bruyne (7’, 54’), John Stones (45+) dhe Erling Haaland (90+).

Megjithatë, ishte edhe portieri brazilian i Cityt, Ederson, i cili në një moment të ndeshjes vodhi gjithë vëmendjen.

Ederson u përkujdes që të tallet me tifozët e Arsenalit pas golit të fundit të ndeshjes të shënuar nga Haaland.

Portieri brazilian qeshte pas golit, teksa bënte edhe gjeste sikurse është duke vajtuar dhe kjo nuk i pëlqente aspak tifozëve londinez pas portës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi shkrihet së qeshuri ku i bëhet një pyetje për dy legjendat e Real Madridit – Barcelona luan kundër tyre brenda pesë ditëve

Xavi shkrihet së qeshuri ku i bëhet një pyetje për dy legjendat e Real Madridit – Barcelona luan kundër tyre brenda pesë ditëve

La Liga
Florent Muslija i pakapshëm këtë sezon, shkatërron pothuajse i vetëm Schalken

Florent Muslija i pakapshëm këtë sezon, shkatërron pothuajse i vetëm Schalken

Ligat tjera
Zidane pranon të marrë drejtimin e Marseilles, por vetëm me një kusht

Zidane pranon të marrë drejtimin e Marseilles, por vetëm me një kusht

Ligue 1
Vedat Muriqi vazhdon të jetë në radarin e Atletico Madridit

Vedat Muriqi vazhdon të jetë në radarin e Atletico Madridit

La Liga
Cristiano Ronaldo nuk ndalet, shënon dhe asiston në fitoren e Al Nassr

Cristiano Ronaldo nuk ndalet, shënon dhe asiston në fitoren e Al Nassr

Ligat tjera
“Jam i shqetësuar” - Ancelotti flet për akuzat ndaj Barcelonës për ryshfet drejt gjyqtarëve

“Jam i shqetësuar” - Ancelotti flet për akuzat ndaj Barcelonës për ryshfet drejt gjyqtarëve

La Liga
Kalo në kategori