LAJMI I FUNDIT:

“Titulli është në duart tona”, Guardiola flet pas fitores ndaj Arsenalit

“Titulli është në duart tona”, Guardiola flet pas fitores ndaj Arsenalit

Pep Guardiola e pranoi se titulli i Ligës Premier tani është në duart e Manchester Cityt pasi fituan 4-1 ndaj Arsenalit të mërkurën mbrëma.

Ekipi i Guardiolës e shkatërroi Arsenalin falë dy golave të Kevin De Bruyne dhe nga një të John Stones dhe Erling Haalnd, për të ulur diferencën në dy pikë në krye të tabelës së ligës dhe me dy ndeshje më pak të zhvilluara.


City e ka tani në kontroll fatin e tij përpara fundit të sezonit dhe nëse arrin të fitojë shtatë ndeshjet e mbetura, do të kurorëzohet kampion.

Manchester City i tregon Arsenalit se kush është kampioni i Ligës Premier – fitore e madhe e qytetarëve ne Ethihad
Lexo po ashtu Manchester City i tregon Arsenalit se kush është kampioni i Ligës Premier – fitore e madhe e qytetarëve ne Ethihad

Megjithatë, Guardiola beson se gara për titull është larg përfundimit, por “preferon” që situata të jetë në “duart e tyre”.

“Ishte një lojë e rëndësishme, jo vendimtare por e rëndësishme. Luajtëm shumë mirë. E njoh kundërshtarin që luajtëm. Ata janë ende në krye, e di që tingëllon naive kjo që po them, por ne jemi ende prapa”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ne jemi akoma aty, absolutisht preferoj pozicionin tim sepse tani është në duart tona”.

De Bruyne yll i mbrëmjes: Notat e lojtarëve, Man City 4-1 Arsenal
Lexo po ashtu De Bruyne yll i mbrëmjes: Notat e lojtarëve, Man City 4-1 Arsenal

“Do të më pëlqente që këto dy ndeshje të jenë gjashtë pikë, por ju duhet t’i fitoni ato, por unë e preferoj sepse varet nga ne”.

“Deri më sot, unë preferoj pozicionin e Arsenalit në Ligën Premier, sepse nëse Arsenali do të na kishte mundur do të ishte në duart e tyre. Por, tani është në duart tona”, përfundoi trajneri i Cityt.

Nëse City arrin të ruajë titullin, atëherë do të jetë triumfi i pestë i Guardiolës në ligë me klubin nga Etihad. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori