LAJMI I FUNDIT:

Manchester City i tregon Arsenalit se kush është kampioni i Ligës Premier – fitore e madhe e qytetarëve ne Ethihad

Manchester City i tregon Arsenalit se kush është kampioni i Ligës Premier – fitore e madhe e qytetarëve ne Ethihad

Manchester City e ka dominuar Arsenalin duke e mposhtur me rezultat 4-1 në derbin e javës së Ligën Premier.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit që tentuan që në start, por kërkesa e tyre për një penallti, nuk u besua nga gjyqtari.


Por në minutën e 7-të, Kevin de Bruyne mori një top gati nga mesi i fushës, duke vrapuar drejt portës, për të shënuar me një goditje të saktë për 1-0.

Pas golit Erling Haaland shpërdoroi tre raste shumë të mirë për të shënuar.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli John Stones që shënoi me kokë për 2-0.

Edhe pjesa e dytë kishte të njëjtë histori, me Man Cityn që vazhdonte të sulmonte.

Goli i tretë në ndeshje erdhi në minutën e 54-të, kur De Bruyne shënoi për 3-0 pas asistimit të Haaland.

Krejt çfarë bëri Arsenali ishte një gol në fundin e ndeshjes me Rob Holding për 3-1.

Por kjo ndeshje nuk mund të përfundonte pa një gol të Erling Haaland që shënoi në minutën e katërt të kohës shtesë.

Kjo fitore mund t’ia dhurojë Man Cityt titullin e kampionit, pasi tani 73 pikë, dy më pak se Arsenali, por që kanë edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Premier League
Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Ndërkombëtare
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Kalo në kategori