LAJMI I FUNDIT:

Momenti emocional kur LeBron James arriti 30 mijë pikë, lot e përqafime me shokët e skuadrës (Video)

Momenti emocional kur LeBron James arriti 30 mijë pikë, lot e përqafime me shokët e skuadrës (Video)

LeBron James ka arritur një rekord të jashtëzakonshëm në karrierën e tij.

Superylli i Cleveland Cavaliers ka treguar edhe një herë anën e tij të jashtëzkonshme kur në fund të fraksionit të parë arriti të thyejë rekordin e tij.


Nga gjysmë distanca ai u pozicionua para Danny Green, një prej mbrojtësve më të mirë në perimetër për t’u ngritur në një gjuajtje e cila do të ishte historike për të.

LeBron arriti të thyejë rekordin pikërisht në këtë moment, teksa Cavs po avansonin pas çerekut të parë.

Me të përfunduar çereku i parë LeBron u drejtua kah bashkëlojtarët të cilët e përgëzuan për arritjen.

I pari ishte Dwyane Wade ai që e mori në përqafim shokun e ngushtë me të cilin kaloi pjesën më të madhe të karrierës, për të vazhduar me bashkëlojtarët tjerë si ish MVP, Derrick Rose që ishte i pranishëm në stol.

LeBron James është bërë lojtari i shtatë me 30 mijë pikë të realizuara në histori të NBA, kurse është bërë lojtari i parë që ka së paku 30 mijë pikë, shtatë mijë asistime dhe shtatë mijë rebounda.

/Telegrafi/