LAJMI I FUNDIT:

Moggi: Te Interi drejtuesit duhet t’i rrahin shpulla Handanovicin dhe Youngun, fitorja e Juventusit erdhi nga gabimet e tyre

Moggi: Te Interi drejtuesit duhet t’i rrahin shpulla Handanovicin dhe Youngun, fitorja e Juventusit erdhi nga gabimet e tyre

Ish drejtuesi i lartë i Juventusit, Luciano Moggi, ka analizuar ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Italisë, mes Interit dhe Juves, që u mbyll me fitoren e bardhezinjëve me rezultat 2-1.

Reklama

Moggi ka thënë se Interi humbi shkaku i gabimeve amatore nga Samir Handanovic dhe Ashley Young.

“Mua më pëlqen të fitoj, por pastaj nëse fitohet kundër Interit është kundër një skuadre të madhe”.

“Por duhet të shohim edhe se si kemi fituar, përndryshe do të gabojmë. Unë nuk kam parë një pjesë të dytë në rritje, ata bënë një gol në fillim dhe pastaj si e ka traditë trajneri, u tërhoqën për të mbrojtur golin”.

“Ne kemi shënuar sepse shihej që lojtarët e Interit kishin pirë para se të luanin. Young nuk mund të ndërhyjë ashtu, ishte shumë naiv. Pastaj te goli i dytë unë po të isha drejtues i Interit, do të kisha hyrë në fushë, do i kisha dhënë një shpullë Handanovicit dhe pastaj do ia kisha shpjeguar arsyen pse”.

“Kush gaboi më shumë? Handanovic, është diçka që nuk duhet bërë as me amatorët”.

“Të mos gëzohemi shumë për fitoren pasi erdhi nga episodet. Penalltia nuk është një dhuratë, por një gjyqtar me personalitet me shumë mundësi nuk do ta jepte”.

“Young sheh topin mbi shtyllë dhe ndërhyn, u tregua shumë naiv. Edhe Young është për t’u rrahur”.

“Të mos gëzohemi shumë për një fitore të tillë, është më shumë paaftësi e Interit se meritë e Juventusit”, ka thënë Moggi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Neymar thotë

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal

Ligat tjera
Perez dërgoi skaut për ta vëzhguar nga afër sensacionin e Rennes

Perez dërgoi skaut për ta vëzhguar nga afër sensacionin e Rennes

La Liga
Përse Romelu Lukaku nuk e festoi golin e tij ndaj Frosinones?

Përse Romelu Lukaku nuk e festoi golin e tij ndaj Frosinones?

Serie A
A e injoroi Bellingham në festën e golit, Tchouamenin? Pamjet tregojnë momentin e dyshes

A e injoroi Bellingham në festën e golit, Tchouamenin? Pamjet tregojnë momentin e dyshes

La Liga
Liverpooli me reagim goditës për federatën e gjyqtarëve anglezë në gabimin ndaj Tottenhamit

Liverpooli me reagim goditës për federatën e gjyqtarëve anglezë në gabimin ndaj Tottenhamit

Premier League
Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Ligat tjera
Kalo në kategori