LAJMI I FUNDIT:

Modric kishte refuzuar ofertën e PSG-së për Realin

Modric kishte refuzuar ofertën e PSG-së për Realin

Luka Modric ka gjashtë e gjysmë që ka ardhur në Real Madrid, por tani zbuloi se ishte pranë kalimit te një klub tjetër evropian.

Kroati javën e kaluar është shpallur lojtari më i mirë në botë duke fituar çmimin Ballon d’Or, e cila gjë bëri që të ndërpret dominimin dhjetëvjeçar të Cristiano Ronaldos si dhe Lionel Messit.

“Kur kam dëgjuar se Real Madridi ishte i interesuar për mua, asgjë tjetër nuk kishte më rëndësi”, tha ai për Telefoot.

Në vitin 2012, pas interesimit të Realit, Modric refuzoi të stërvitej me Tottenhamin dhe kërkoi transferimin në Madrid. Ai zbuloi se për shkak të Reale ai refuzoi një gjigant tjetër.

“Nuk është qëllimi im të ofendoj PSG-në apo ndonjë klub tjetër, por kur erdhi oferta e madrilenëve, të gjitha të tjerat më nuk kishin vlerë për mua”, shtoi mesfushori.

Interesante është se drejtori sportiv i PSG-së më herët tha se nuk kishin para të mjaftueshme për Modricin.

Shpërblehet mundi dhe angazhimi, Modric fiton një bonus prej 800 mijë eurove
Lexo po ashtu Shpërblehet mundi dhe angazhimi, Modric fiton një bonus prej 800 mijë eurove

Por, pastaj PSG solli yje si Thiago Silva (42 milionë euro), Zlatan Ibrahimovic (21 milionë euro) dhe Ezequiel Lavezzi (29 milionë euro).

“Në atë kohë ne ishim duke u përpjekur që të nënshkruajmë me Luka Modricin, por kjo nuk ishte e mundur. Ne kishim nënshkruar tashmë me Thiagon dhe Ibrahimovicin dhe Modric ishte shumë i shtrenjtë”, shpjegoi Leonardo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori