LAJMI I FUNDIT:

Modric: Askush nuk flet kur merren vendime të gabuara ndaj Realit

Modric: Askush nuk flet kur merren vendime të gabuara ndaj Realit
Getty Images

Luka Modric ka reaguar ndaj kritikave për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen ndërmjet Real Madridit dhe Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja kthyese çerekfinale në Santiago Bernabeu u shoqërua me disa vendime kundërthënëse në momentin e dy golave të Cristiano Ronaldos (dyshime për pozitë jashtë lojë) dhe kartonin e kuq të Arturo Vidal.


Shtatë gafat e gjyqtarit në Real Madrid-Bayern Munich (Foto)
Lexo po ashtu Shtatë gafat e gjyqtarit në Real Madrid-Bayern Munich (Foto)

Mirëpo, mesfushori kroat thotë se kritikët i vërejnë vendimet e tilla vetëm kur janë në favor të Realit dhe jo atëherë kur gjyqtarët gabojnë në dëm të tyre.

“Më vjen keq që ka kundërthënie pas fitores sonë ndaj Bayernit, sepse jam i bindur se ne ishim më të mirë në të dyja ndeshjet, krijuam më shumë raste dhe e bëmë Manuel Neuerin që të shkëlqente”.

“Tash jam mësuar se çfarëdolloj vendimi i gjyqtarëve që është në favor të Realit merr publicitet të madh, ndërsa kur është kundër nesh, askush nuk e vëren”.

“Bayerni pati një penalti joekzistuese në Munih, autogoli i Sergio Ramosit erdhi pas një pozite jashtë loje dhe Vidal është dashur ta merrte kartonin e dytë të verdhë në minutën e 47-të”, ka deklaruar Modric për Sportske Novosti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori