LAJMI I FUNDIT:

Ministri Kujtim Gashi nënshkruan rregulloren që do të eliminojë dukuritë negative në sport

Ministri Kujtim Gashi nënshkruan rregulloren që do të eliminojë dukuritë negative në sport

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka takuar anëtarët e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive i cili përbëhet nga pesë anëtarë.

Ky Këshill i cili është organ i përhershëm me përfaqësim ndërinstitucional përbëhet nga një anëtar nga Prokuroria e Shtetit i cili edhe do të jetë kryetar i Këshillit Kombëtar, një anëtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, një nga Komiteti Olimpik i Kosovës, një anëtar nga federata përkatëse dhe një anëtar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


Ministri Gashi me këtë rast edhe pranoi dhe nënshkroi rregulloren të cilën e kanë punuar grupi punues për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive.

Ministri i uroi anëtarët e Këshillit Kombëtar për marrjen e kësaj detyre të rëndësishme dhe i porositi që me përgjegjësinë më të madhe ta kryejnë atë dhe të angazhohen maksimalisht që të eliminojnë dukuritë negative në sport. Ai tha se Këshilli do ta ketë përkrahjen maksimale nga ana e tij dhe e MKRS-së.

Rregullorja në fjalë, të cilën ministri ka nënshkruar përcakton detyrat, përgjegjësitë, kompetencat e këtij Këshilli Kombëtar. Kjo trupë kombëtare mund të hartojë politika dhe strategji me qëllim të parandalimit të dhunës dhe dukurive tjera negative në ngjarjet sportive, koordinon dhe bashkërendon aktivitetet për të parandaluar dhe sanksionuar dhunën dhe dukuritë tjera negative, identifikon shkaqet dhe faktorët që qojnë në dhunë, vlerëson nëse një ngjarje sportive është me rrezikshmëri të lartë, përcjell nga afër ngjarjet sportive, këshillon organet kompetente për hetimin e dhunës dhe dukurive tjera negative në sport, bashkëpunon me organizata vendore e ndërkombëtare në shkëmbimin e përvojave për parandalimin e dhunës.

Në bazë të rregullores, Këshilli Kombëtar do të ketë edhe sekretarin e tij që do të jetë një nëpunës i MKRS-së.

Kryetari, anëtarët dhe Sekretari i Këshillit Kombëtar do të kompensohen për mbledhje, të cilat mund të mbahen jo më shumë se dy të tilla brenda muajit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori