LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi uron që filmi “Në mes” të arrijë ndonjë çmim në festivalin “Berlinale”

Ministri Gashi uron që filmi “Në mes” të arrijë ndonjë çmim në festivalin “Berlinale”

Në zyrat e reja të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të hapura në Prizren, ministri Kujtim Gashi ka pritur në takim regjisorin e filmit “Ne Mes” Samir Karahodaj dhe Eroll Bilibani producent i filmit, i cili do të jetë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmave të shkurtë “Berlinale Shorts”, njofton MKRS përmes një komunikate për media.

Gashi me autorin Karahodaj dhe producentin Bilibani, bisedoi në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në Festivalin e Filmit në Berlin, dhe e konsideruan se ky është prezantim më i mirë i shtetit të Kosovës, ku përmes artit filmik prezantohet jo vetëm kultura e vendit por edhe realiteti në të cilin jeton shoqëria në Republikën e Kosovës.

Samir Karahoda

“Është një arritje dhe sukses i jashtëzakonshëm i Kosovës që të marrë pjesë me një projekt filmik në një festival prestigjioz siç është ‘Berlinale’ dhe si MKRS jemi shumë të lumtur që kemi përkrahur këtë film i cili do të na përfaqësojë si Kosovë dhe uroj që mos të kthehemi pa ndonjë çmim nga Gjermania”, tha mes tjerash ministri Kujtim Gashi.

Ministri tha se MKRS-ja ka rritur ndjeshëm buxhetin për Qendrën Kinematografike të Kosovës i cili është institucioni kryesor në vendin tonë i cili përkrah prodhimin e filmit në Kosovë. “Me pjesëmarrjen e filmave që janë krijim dhe prodhim i Kosovës nëpër festivalet më prestigjioze në botë, fakton se artistët nga Kosova kanë potencial dhe tashmë është ndërtuar një traditë cilësore në fushën e filmit tek ne”, shtoi tutje ministri.

Pamje nga filmi

Gashi i njoftoi mysafirët se përkrahja për projektet kulturore është rritur dhe tani MKRS ndodhet në procesin e vlerësimit të projekteve për këtë vit dhe shumë shpejtë do të bëhen publike rezultatet. E në kuadër të kësaj, MKRS-ja, çdo vit ka mbështetur financiarisht Dokufestin si një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore jo vetëm në vend por edhe në rajon, u shpreh ministri.

Samir Karahoda dërgon Kosovën në Berlinale me filmin “Në mes”
Lexo po ashtu Samir Karahoda dërgon Kosovën në Berlinale me filmin “Në mes”

Ndërkaq, autori i filmit, Samir Karahodaj shprehi falënderim për mbështetjen të cilin i ka ofruar ministri Gashi në projektin e tij, duke theksuar se ndjehet tepër i lumtur që Kosova përmes filmit të tij do të përfaqësohet për herë të parë në garën ndërkombëtare të filmave shkurtë “ Berlinanle Shorts”. “Përzemërsisht dua të falënderoj secilën protagonist pa të cilët ky film nuk do bëhej i mundur”, u shpreh Karahodaj.

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori