LAJMI I FUNDIT:

Milionat në lojë: Barcelona dhe Interi synojnë çmimin e madh të finales së Ligës së Kampionëve

Milionat në lojë: Barcelona dhe Interi synojnë çmimin e madh të finales së Ligës së Kampionëve

Barcelona dhe Interi kanë shumë për të luajtur në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Dhe jo vetëm prestigj dhe lavdi, por edhe për para. Para të mëdha. Në këtë format të ri të garës, rreziku i milionave është edhe më i madh për gjigantët e futbollit evropian.

Duke u përqendruar te Barça, sezoni i suksesshëm i ekipit mund të jetë hapi i parë drejt kthimit në normalitet financiar, në veçanti falë nxitjes financiare që do të sjellë ky titull i Ligës së Kampionëve. Pa shkuar më tej, çmimi i madh për arritjen në finalen e Mynihut është 20 milionë euro.

Gjatë gjithë kësaj Ligë Kampionëve të formatit të ri, ekipi i Hansi Flick ka arritur të grumbullojë 115 milionë euro nga burime të ndryshme (tarifa fikse për pjesëmarrje, ndeshje të fituara, raunde të përfunduara, etj.), të cilave mund t’u shtojë akoma 20 milionët e lartpërmendura nëse arrin në finale dhe 7 milionë të tjera nëse fiton trofeun.


Barcelona – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikimi i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Barcelona – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikimi i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve

Barça ka përfituar edhe nga eliminimi i ekipeve të tjera spanjolle, gjë që ka rezultuar në marrjen e më shumë miliona eurove nga të drejtat televizive nga ekipi Blaugrana. Flitet për një shifër afër 30 milionë eurove.

Në anën tjetër, Interi ka përfituar rreth 103.1 milionë euro deri më tani në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, duke përfshirë 18.6 milionë euro për pjesëmarrjen në fazën e ligës, 11 milionë euro për kualifikimin në raundin e 16-të dhe 12.5 milionë euro për kualifikimin në çerekfinale

Shumat tjera kanë ardhur nga bonuset për rezultate dhe pjesa e tregut televiziv dhe mund të shtohen gjithashtu 20 milionë euro nga kalimi në finale dhe 7 milionë të tjera nëse fiton trofeun.

Barcelona – Inter: Tri beteja kryesore për t'u ndjekur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Barcelona – Inter: Tri beteja kryesore për t'u ndjekur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Kthimi në madhështi

Ky vërshim parash në arkën e Barcelonës, e cila ka nevojë urgjente, mund të shënojë hapin e fundit drejt normalitetit financiar të shumëpritur.

Ngritja e një trofeu të ri me “veshë të mëdhenj” mund të jetë atuja e një rikthimi në madhështinë kontinentale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lamine Yamal i kërkon Barcelonës transferimin e top yllit në afatin kalimtar veror

Lamine Yamal i kërkon Barcelonës transferimin e top yllit në afatin kalimtar veror

La Liga
Gianni Infantino mund të jetë përfshirë në një skandal të paparë në futboll - nisin akuzat e para

Gianni Infantino mund të jetë përfshirë në një skandal të paparë në futboll - nisin akuzat e para

Përfaqësueset
Bën bujë shuplaka e mjekut të Sparta Pragës ndaj lojtarit kundërshtar që e fyeu Albion Rrahmanin

Bën bujë shuplaka e mjekut të Sparta Pragës ndaj lojtarit kundërshtar që e fyeu Albion Rrahmanin

Ligat tjera
Liga Premier lëshon deklaratë zyrtare për golin e anuluar të Harry Maguire

Liga Premier lëshon deklaratë zyrtare për golin e anuluar të Harry Maguire

Premier League

"Vjedhja e sezonit?", Chelsea - Man United: Kontest i madh për penallti, heshtje nga VAR-i dhe gjyqtari

Premier League
Evertoni zbulon emrin zyrtar të stadiumit të tyre të ri dhe tifozët e quajnë atë 'më të keqin ndonjëherë'

Evertoni zbulon emrin zyrtar të stadiumit të tyre të ri dhe tifozët e quajnë atë 'më të keqin ndonjëherë'

Premier League
Kalo në kategori