LAJMI I FUNDIT:

Milani tenton goditjen e madhe, i bën ofertë Cityt për Bernardo Silvën

Milani tenton goditjen e madhe, i bën ofertë Cityt për Bernardo Silvën

Bernardo Silva ka vendosur të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar veror.

Ardhja e Jack Grealish ka bërë që portugezi mos të shihet më si titullar nga Pep Guardiola dhe vet lojtari ka kërkuar largimin nga klubi.


Atletico Madrid, Tottenham Hotspur e Arsenal ishin skuadrat e interesuara për të, por së fundmi garës i është bashkuar edhe Milani.

Rossonerët nuk kanë mundësi që të shpenzojnë për blerjen përfundimtare të menjëhershme të tij dhe kanë kërkuar huazim.

Mediumi anglez Daily Star ka zbuluar edhe ofertën që Milani i ka bërë kampionëve të Anglisë për yllin portugez.

Kuqezinjtë i kanë ofruar Cityt 15 milionë euro për huazimin dy vjeçar të Bernardo Silvas me detyrim blerje në vitin 2023 për 35 milionë euro të tjera.

Është një ofertë që është marrë në konsideratë nga City, derisa Paolo Maldini pritet të futet në bisedime edhe me lojtarin.

27-vjeçari është bashkuar me Cityn në verën e vitit 2017 nga Monaco për 50 milionë euro. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori