LAJMI I FUNDIT:

Milani i ofrojë pagën e njëjtë si Barcelona, por Kessie do të zbarkojë në Camp Nou

Milani i ofrojë pagën e njëjtë si Barcelona, por Kessie do të zbarkojë në Camp Nou

Franck Kessie dhe Andreas Christensen janë pothuajse lojtarë të rinj të Barcelonës pasi Joan Laporta konfirmoi se katalanasit kanë siguruar marrëveshje për të blerë një mbrojtës dhe një mesfushor.

Presidenti i klubit katalunas foli për RAC1 për planet e tyre për të ardhmen dhe dukej se konfirmoi blerjen e dy yjeve që do të zbarkojnë në Camp Nou si lojtarë të lirë në verë.


Kreu i Barcelonës refuzoi të përmendë lojtarët e nënshkruar, ​​por konfirmoi se dy lojtarë të rinj do t’i bashkohen klubit gjatë verës.

Barcelona i sheh shumë larg Haalandin dhe Mbappen
Lexo po ashtu Barcelona i sheh shumë larg Haalandin dhe Mbappen

“Ne kemi disa marrëveshje të mbyllura tashmë. Kontratat e tyre po skadonin, kështu që ne mund të negocionim me ta”, deklaroi Laporta.

“Mbrojtja dhe mesfusha? Aty përreth, nuk dua të jap emra”.

“Ne nuk po e konsiderojmë rikthimin e Messit” – Laporta zhgënjen tifozët e Barcelonës
Lexo po ashtu “Ne nuk po e konsiderojmë rikthimin e Messit” – Laporta zhgënjen tifozët e Barcelonës

Kontratat e Kessie dhe Christensen me Milanin, respektivisht me Chelsean skadojnë në fund të sezonit dhe të dy lojtarët nuk kanë arritur një marrëveshje për të vazhduar me klubet e tyre aktuale.

Rossonerët thuhet se i ofruan Kessiea një marrëveshje të re prej 6.5 milionë euro. Ai e refuzoi ofertën, por duket se ka rënë dakord për një pagë të ngjashme në Barcelonë. 25-vjeçari iu bashkua kuqezinjve në vitin 2017 nga Atalanta dhe ka luajtur 214 ndeshje me gjigantët e Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori