Klubi italian, Milani thuhet se ka hartuar një ofertë për rikthimin e sulmuesit të Chelseat, Romelu Lukaku, në Serie A.
Kuqezinjtë kishin shpresuar të bënin një lëvizje për lojtarin e lirë Marcus Thuram, duke konkurruar me Paris Saint-Germain për nënshkrimin e francezit, por Interi arriti të mposht rivalët lokal në garën për 25-vjeçarin.
Milani, i cili gjithashtu po punon për shitjen e Sandro Tonalit te Newcastle United, tani po kërkon alternativa tjera në sulm.
Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Milani është i interesuar për idenë për të marrë Lukakun, i cili u kthye në Chelsea pas një viti në huazim te Interi.
🚨 #Milan, offerta al #Chelsea per avere #Lukaku. #Inter all'angolo.
Il club inglese esclude un nuovo prestito: per il belga servono 40 milioni. L’Arabia resta in piedi, Rom aspetta la mossa di Steven #Zhang.
Non è stata solo una manovra di disturbo, i rossoneri ci sono… pic.twitter.com/tuqwmuVdHU— Milan Zone (@theMilanZone_) June 24, 2023
La Gazzetta dello Sport detajon se si Milani ka kontaktuar tashmë me Chelsean dhe rrethin e Lukakut për të deklaruar një lëvizje të mundshme, duke përgatitur një ofertë për sulmuesin belg.
Blutë duan rreth 40 milionë euro për 30-vjeçarin, i cili duket se nuk ka të ardhme në projektin e Mauricio Pochettino në Londrën Perëndimore.
Lukaku gjithashtu ka një ofertë nga skuadra saudite Al Hilal, e cila ka përgatitur një marrëveshje trevjeçare me vlerë 30 milionë euro neto në sezon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kush do të shpallej kampion në Ligën Premier nëse nuk do të përdorej VAR-i këtë edicion
Mikel Arteta tregon dy ndeshjet kryesore këtë sezon që i kushtuan Arsenalit humbjen e titullit
Aro Muric mund të mbetet pjesë e Ligës Premier – ekipi i njohur shfaq interesim për yllin kosovar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251