LAJMI I FUNDIT:

Milani mendon për transferimin e Patrik Schick

Milani mendon për transferimin e Patrik Schick
Patrik Schick . (Photo by Maja Hitij/Getty Images)

Patrik Schick u huazua tek skuadra gjermane RB Leipzig nga Roma për një edicion.

E huazimi në Bundesliga i ka bërë mirë sulmuesit çek që ka shfaqur formë të lartë, duke shënuar vazhdimisht.


Por RB Leipzig ende nuk ka vendosur për blerjen përfundimtare të sulmuesit, pasi kishte një mundësi për ta bërë një gjë të tillë për 29 milionë euro.

Por për lojtarin kanë ardhur edhe oferta tjera, jo vetëm nga Gjermania, por edhe nga Italia, Anglia e Spanja.

Patrik Schick . (Photo by Ina Fassbender/Pool via Getty Images)

Milani është skuadra e fundit që është futur në garë për sulmuesin, pasi e shohin atë si zëvendësuesin ideal të Zlatan Ibrahimovic.

Rossonerët duan huazimin e tij me detyrim blerje në verën e vitit 2021 për 30 milionë euro.

Ndërkohë për lojtarin interesim ka shfaqur edhe Borussia Dortmund, Sevilla, Valencia, Newcastle United dhe West Ham.

Roma nuk e ka ndërmend ta mbajë në skuadër dhe synon që të fitojë sa më shumë nga shitja e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Zbulohet shifra mahnitëse që ka fituar Lionel Messi që nga transferimi në Inter Miami

Zbulohet shifra mahnitëse që ka fituar Lionel Messi që nga transferimi në Inter Miami

Ligat tjera
Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Premier League
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Planet e transferimeve të Barcelonës përqendrohen në dy përforcime

Planet e transferimeve të Barcelonës përqendrohen në dy përforcime

La Liga
Kalo në kategori