LAJMI I FUNDIT:

Milani fiton garën me Interin për Tonalin, zyrtarizimi çështje ditësh

Milani fiton garën me Interin për Tonalin, zyrtarizimi çështje ditësh
Sandro Tonali . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Sandro Tonali ka vendosur për të ardhmen e tij dhe do të largohet nga Brescia.

Talenti i madh italian ka qenë objektiv i skuadrave të mëdha si Inter, Milan, Juventus e Roma.


Më së shumti kohëve të fundit janë interesuar dy skuadrat milaneze Milan dhe Inter.

Por duket se garën për mesfushorin e kanë fituar Kuqezinjtë dhe krejt kjo falë legjendës së tyre Paolo Maldini.

Sandro Tonali . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Sipas asaj që ka raportuar gazetari italian Antonio Vitiello, Maldini ka arritur marrëveshje personale me Tonalin.

Tani i mbetet Rossonerëve që të gjejnë gjuhë të përbashkët me Brescian për yllin e ri të Kombëtares italiane.

Milan është gati të shpenzojë 35 milionë euro për Tonalin plus 10 të tjera në formë bonusesh.

Te Brescia e dinë mirë që nuk mund ta ndalin yllin e ri në Serie B dhe do të lejojnë largimin e tij, por presidenti Cellino po kërkon të fitojë sa më shumë nga shitja e Tonalit.

Gjithsesi sipas medieve në Itali, zyrtarizimi i Tonalit si lojtar i ri i Milanit është vetëm çështje ditësh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori