LAJMI I FUNDIT:

Mila Kunis flet për rrënjët e saj ukrainase dhe pushtimin rus: Ndjehem sikur zemra ime u copëtua

Mila Kunis flet për rrënjët e saj ukrainase dhe pushtimin rus: Ndjehem sikur zemra ime u copëtua

Mila Kunis ka folur për rrënjët e saj ukrainase dhe pushtimit të udhëhequr nga Rusia në vendin e saj.

Aktorja e “Bad Moms”, 38 vjeç, dhe bashkëshorti Ashton Kutcher nisën një fushatë për mbledhjen e fondeve dhe mbështetjen e përpjekjeve humanitare në Ukrainë, ku lindi Kunis, duke tejkaluar 20 milionë dollarë nga synimi i tyre prej 30 milionë dollarësh në më pak se një javë.

Duke folur me Maria Shriver për serialin digjital të gazetares “Conversations Above the Noise”, Kunis tregoi përjetimet emocionale ndaj shikimit të luftës në lajme, duke shpjeguar se ndërsa ajo identifikohet si një amerikane krenare, pasi ishte transferuar në SHBA nga Ukraina si fëmijë në vitin 1991, ajo nuk mund të mos ndihet e ndikuar nga ngjarjet.

Foto: AP

“Unë jam ndjerë gjithmonë si një amerikan. Njerëzit thanë: “Oh, ju jeni kaq evropianolindor”. Unë thashë, ‘Unë jam shumë Los Angelese. Çfarë do të thoni?’. Gjithë jetën time kam qenë si të isha nga LA. Pastaj kjo ndodh – dhe ki parasysh, ne kemi miq në Ukrainë, Ashton dhe unë shkuam dhe u takuam me presidentin Volodymyr Zelenskyy menjëherë para COVID-19. Unë kam qenë atje, por gjjithmonë e kam konsideruar veten shumë amerikane”, tha aktorja.

“Kjo ndodh dhe unë nuk mund të shpreh apo shpjegoj atë që më ndodhi, por papritmas u bëra me të vërtetë, m’u duk, oh Zot, ndjej sikur një pjesë e zemrës sime sapo u gri, ishte ndjenja më e çuditshme”, vazhdoi ajo, shkruan People.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon pasi forcat e tyre filluan një pushtim në shkallë të gjerë më 24 shkurt – konflikti i parë i madh tokësor në Evropë në dekada.

Detajet e luftimeve ndryshojnë nga dita në ditë, por qindra civilë janë raportuar tashmë të vdekur ose të plagosur, duke përfshirë fëmijë. Më shumë se një milion ukrainas kanë ikur gjithashtu, thonë Kombet e Bashkuara.

Pushtimi, i urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin , ka tërhequr dënime në mbarë botën dhe sanksione gjithnjë e më të rënda ekonomike kundër Rusisë.

View this post on Instagram

A post shared by Ashton Kutcher (@aplusk)

“Askush nuk do të na thyejë, ne jemi të fortë, ne jemi ukrainas,” i tha Zelenskyy Bashkimit

Të gjitha lajmet nga Mila Kunis
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mila Kunis

“Unë nuk mendoj se ne duhet ta konsiderojmë popullin e Rusisë një armik. Unë me të vërtetë dua ta theksoj këtë. Nuk mendoj se kjo është thënë mjaftueshëm në shtyp. Mendoj se ka tani, është mentaliteti ‘nëse nuk je me ne, je kundër nesh’. Nuk dua që njerëzit të ngatërrojnë dy problemet që po ndodhin. Nuk mendoj se janë njerëzit e Rusisë. Nuk dua që të mendohet që “të gjithë rusët janë qenie njerëzore të tmerrshme”. Unë nuk dua që kjo të jetë retorika. Unë i inkurajoj njerëzit ta shohin atë nga këndvështrimi i “janë njerëzit në pushtet, jo vetë njerëzit”, deklaron tutje Kunis në intervitë.

Intervista e plotë me Kunis do të publikohet këtë të diel (13 mars) përmes buletinit të Shrivers “Sunday Paper”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori