LAJMI I FUNDIT:

Mikel Arteta i befasuar nga disiplina e dobët e yllit të Arsenalit – thotë se do të marrë masa

Mikel Arteta i befasuar nga disiplina e dobët e yllit të Arsenalit – thotë se do të marrë masa

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka pranuar se ai është i befasuar për faktin se Kai Havertz numëron tetë kartonë të verdhë momentalisht, pasi u ndëshkua në fitoren me rezultat 2-0 ndaj Luton Town të mërkurën.

Kjo ishte hera e 11-të këtë sezon në të gjitha garat që Havertz ndëshkohet me të verdhë, ku tetë prej tyre kanë ardhur në Ligën Premier, duke bërë që ai të jetë vetëm dy kartonë larg suspendimit për dy ndeshje.


Në rast se gjermani ndëshkohet në dy ndeshjet e radhës që Arsenali i luan ndaj Aston Villës dhe Wolvesit, atëherë ai do të mungojë për dy ndeshje.

“Po, duhet të jemi të kujdesshëm. Shpresoj që ai nuk do të ndëshkohet përsëri, sepse ne e dimë se çfarë ndodh pasi merr dhjetë të tillë”, ka thënë fillimisht Arteta.

Mikel Arteta lavdëron top yllin e Arsenalit, thotë se ai ka ndikuar shumë në formën e mirë të tyre
Lexo po ashtu Mikel Arteta lavdëron top yllin e Arsenalit, thotë se ai ka ndikuar shumë në formën e mirë të tyre

Tekniku spanjoll u pyet nëse ishte i befasuar nga rekordi i keq sa i përket numrit të kartonëve nga Havertz.

“Po. Nëse do më thoni për një lojtar tjetër ndoshta jo, por me të po. Unë duhet të kthehem mbrapa dhe të analizoj këta kartonë të verdhë, por ne duhet të përmirësohemi sepse nuk duam që lojtarët tanë të ndëshkohen aq shumë. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt”, është shprehur ai.

Havertz ka humbur vetëm një ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. Kjo ndeshje ishte kur u suspendua në humbjen që Arsenali e pësoi me rezultat 2-0 ndaj West Hamit, pasi akumuloi pesë kartonë të verdhë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori