LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Për herë të parë në Ministri u krijua një komision mbikëqyrës për parandalimin e shëndetit mendor dhe gjendjes psikosociale të fëmijëve dhe adoleshentëve

Mexhiti: Për herë të parë në Ministri u krijua një komision mbikëqyrës për parandalimin e shëndetit mendor dhe gjendjes psikosociale të fëmijëve dhe adoleshentëve

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti foli sot në hapjen e punëtorisë së parë për ngritjen e vetëdijes për parandalimin e shëndetit mendor të fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve në Maqedoninë e Veriut, përmes përfshirjes së grave udhëheqëse nga komunitetet lokale, njoftojnë nga MSH.

“Si Ministër i Shëndetësisë, në shtator të këtij viti, për herë të parë në Ministri, kam emëruar një komision mbikëqyrës me përfaqësues nga të gjitha palët relevante në shëndetësi, arsim dhe sektorin social, si dhe përfaqësues të shoqatave profesionale dhe ekspertë të fushës.


Komiteti Mbikëqyrës ka për detyrë të monitorojë aktivitetet në lidhje me parandalimin e shëndetit mendor dhe gjendjes psikosociale të fëmijëve dhe adoleshentëve, në kuadër të programit të përbashkët të OBSH-së dhe UNICEF-it, si dhe të përgatisë një Plan Veprimi Kombëtar me masa dhe aktivitete që synojnë t’i përgjigjen nevojave të shëndetit mendor të brezit të ri, dhe këtë deri në fund të këtij viti”, theksoi ministri Mexhiti.

Nga MSH thonë se rezultatet e hulumtimit më të fundit për sjelljen e fëmijëve të moshës shkollore (11, 13 dhe 15 vjeç) në vendin tonë, të publikuar javën e kaluar, treguan se deri në 57% e vajzave 15-vjeçare raportuan ndryshime të shpeshta të humorit. pothuajse çdo ditë në gjashtë muajt e fundit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?

Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?

Lajme
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
Kalo në kategori