LAJMI I FUNDIT:

Messi do të rikthehet te Barcelona në një mënyrë ose tjetër – zotimi i bashkëpronarit të Inter Miamit

Messi do të rikthehet te Barcelona në një mënyrë ose tjetër – zotimi i bashkëpronarit të Inter Miamit

Lionel Messit i është premtuar lamtumira e Barcelonës që nuk e ka marrë deri më tani, dhe kjo vjen nga bashkëpronari i Inter Miamit kur ai të arrijë fundin e karrierës së tij si lojtar.

Jorge Mas, i cili drejton klubin MLS së bashku me David Beckham dhe Jose Mas, tha se ai i ka dhënë legjendës argjentinase premtemin se do të bëjë çdo gjë të mundshme për ta bërë atë të funksionojë.


“Largimi i Messit nga Barcelona nuk i pëlqente. Ai nuk mundi t’i thoshte lamtumirë klubit të tij, i cili e mirëpriti si fëmijë, dhe mendoj se rrethanat nuk ishin ato që dëshironte Lionel”, ka thënë ai për  Marca.

Si u detyrua Boateng nga Barcelona që të gënjente në pyetjen që iu bë gjatë prezantimit të tij
Lexo po ashtu Si u detyrua Boateng nga Barcelona që të gënjente në pyetjen që iu bë gjatë prezantimit të tij

“I dhashë Messit zotimin tim se do të bëj gjithçka që është e mundur në vitet e ardhshme, në mënyrë që ai të ketë mundësinë t’u thotë lamtumirë tifozëve të tij në Barcelonë”.

“Inter Miami do të shkojë (në Barcelonë) ose do të kemi një lloj ndeshjeje”, ka shtuar më tej ai.

Lionel Messi ka emëruar performancën më të mirë të një portieri që ka parë ndonjëherë
Lexo po ashtu Lionel Messi ka emëruar performancën më të mirë të një portieri që ka parë ndonjëherë

Presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta, deklaroi më parë se do të ishte e përshtatshme që nderimi i Messit të përkonte me hapjen e stadiumit të ri të rinovuar Spotify Camp Nou në sezonin 2025-2026.

Argjentinasi kaloi 20 vjet duke luajtur në Kataluni pasi iu bashkua klubit në moshën 13-vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Kalo në kategori