LAJMI I FUNDIT:

Messi do ta ketë pagën te Barcelona katër herë më të vogël se sa që e ka te PSG

Messi do ta ketë pagën te Barcelona katër herë më të vogël se sa që e ka te PSG

Lionel Messi mund të kthehet në Barcelonë, më saktësisht, sapo të fillojë afati kalimtar i verës kur i skadon kontrata ekzistuese me Paris Saint-Germain.

Reklama

Lajmi është dhënë sot nga shumë media të besuara, ndërsa së fundmi për këtë gjë ka shkruar edhe gazetarja argjentinase Veronica Brunati.

“Lionel Messi ka pasur bisedime me njerëzit e Barcelonës. Ai do të fitojë 10 milionë euro në sezon. Ai e bën këtë në mënyrë që rikthimi i tij në klub të përshtatet në planet ekonomike të gjigantit katalanas. Në asnjë moment të negociatave nuk u flit për para”, ka shkruar Brunati.

Më herët gjatë ditës së sotme, Barcelona gjithashtu konfirmoi se po punon në mënyrë aktive për kthimin e Messit në klub.

Përkatësisht, nënkryetari i Barcelonës, Rafa Yuste, është njeriu i parë nga klubi që konfirmon se kontakti tashmë ka ndodhur.

Messi ka marrë ofertë nga PSG për të vazhduar bashkëpunimin, por ende nuk ka vendosur se çfarë dëshiron.

Këtë sezon, në 32 ndeshje, ai shënoi 18 gola dhe asistoi 17 prej tyre, por klubi u eliminua në fazën e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi fiton te PSG diku mbi 40 milionë euro në sezon.

Tifozët e PSG-së e fajësojnë Messin për mungesën e angazhimit dhe duan që ai të largohet nga klubi. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Inter Miami dëshiron të ndërtojë ekipin rreth Messit, synon t’i transferojë pesë yje që kanë luajtur me të

Inter Miami dëshiron të ndërtojë ekipin rreth Messit, synon t’i transferojë pesë yje që kanë luajtur me të

Ligat tjera
Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

La Liga
Dihet se kur Leo Messi mund të bëjë  debutimin e tij për Inter Miami - çmimet e biletave kanë fluturuar në qiell

Dihet se kur Leo Messi mund të bëjë debutimin e tij për Inter Miami - çmimet e biletave kanë fluturuar në qiell

Ligat tjera
Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

La Liga
Neymar i gatshëm të ulë pagën për t’iu bashkuar Barcelonës

Neymar i gatshëm të ulë pagën për t’iu bashkuar Barcelonës

La Liga
Albin Kurti: Majlinda është simbol i suksesit të Kosovës - kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë

Albin Kurti: Majlinda është simbol i suksesit të Kosovës - kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë

Xhudo
Kalo në kategori