eksperti-banner

Lionel Messi mbetet në dyshim për ndeshjen që Barcelona e zhvillon në udhëtim te Sevilla.

Messi mungoi në dy ndeshjet që Argjentina i zhvilloi ndaj Italisë dhe Spanjës, shkaku i një dëmtimi të vogël.


Argjentina fitoi 2-0 ndaj Italisë, ndërsa u shkatërrua nga Spanja me rezultat 6-1.

29354535 10156668397839305 6074371406443399495 o

Klubi sot e konfirmoi se Messi ka stërvitur të enjten, por vetëm në një pjesë të stërvitjes.

Nuk ka asnjë lajmërim për Marc-Andre ter Stegen, i cili mungoi ndaj Brazilit.

"Në stërvitjen e sotme të mbajtur në fushën Tito Vilanova, Leo Messi punoi me grupin në një pjesë të stërvitjes, ndërsa me grupin ishte bashkuare dhe Carles nga klubi B", thuhet në njoftimin e klubit.

29351997 10156668396919305 5645951265286381194 o

Barcelona është 11 pikë para Atletico Madridit në La Liga.

Pas ndeshjes me Sevillan, Barca do të luajë me Romën në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/   

telegrafi sport app