eksperti-banner

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, shpreson se një ditë futbolli do t'ia kthejë atij "borxhin", Kupën e Botës të cilën e humbi në vitin 2014 ndaj Gjermanisë.

30 vjeçari ka pranuar se ende ndjen dhimbje për humbjen në Rio De Janeiro dhe ai ka bërë shaka duke u pajtuar me trajnerin Jorge Sampaoli se futbolli i ka borxh atij.


25 julio lionel messi

"Unë shpresoj se futbolli do të ma paguaj borxhin".

"Kam dëgjuar çka ka thënë Sampaoli. Në fakt, ai ma ka thënë edhe vet".

sergio aguero lionel messi argentina 3491158

"Nuk mendoj se dhimbja e Botërorit të vitit 2014 do të shërohet ndonjëherë, por mendoj se thjesht duhet të pajtohem me atë që ndodhi".

"Kupa e Botës përbën kujtime të mira, por edhe ndonjëherë shumë të vështira", u shpreh Messi për FIFA.com.

Superylli argjentinas do ta kërkojë triumfin në atë që besohet se do të jetë Botërori i fundit për të në Rusia 2018.

/Telegrafi/

telegrafi sport app