Ivan Rakitic ka thënë se Lionel Messi është ‘i vetmi numër një’ në futboll, teksa ka shtuar se ishte një ‘ëndërr’ për të luajtur së bashku me yllin e Barcelonës për shumë vite.

Rakitic u transferua në Camp Nou nga Sevilla për 18 milionë euro në verën e 2014 dhe vazhdoi të paraqitej në mbi 300 ndeshje për klubin në të gjitha garat, duke shënuar 35 gola ndërsa siguroi gjithashtu edhe 42 asistime.

Messi ishte shpesh njeriu që konkretizonte asistimet e kroatit, pasi të dy lojtarët gëzuan një partneritet efektiv që mblodhi katër tituj të La Ligas dhe Ligën e Kampionëve gjatë një periudhe gjashtë-vjeçare.

Del Bosque: Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, e ka tejkaluar tashmë Maradonan Del Bosque: Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, e ka tejkaluar tashmë Maradonan

Argjentinasi zakonisht konsiderohet si lojtari më i mirë i brezit të tij, pasi ka fituar një rekord prej gjashtë çmime Topi i Artë ndërsa ishte vendosur si golashënuesi më i mirë i të të gjitha kohërave, por Raktiic mendon se ai është gjithashtu kokë e këmbë mbi figurat legjendare të epokave të kaluara.

“Njëqind për qind e futbollit. Nuk ka rëndësi kush je, thjesht duhet ta shikosh dhe ta shijosh këtë djalë. Ai është në një nivel tjetër”, ka thënë Rakitic kur u pyet nga FIFA.com se çfarë mendon për Messin si një lojtar.

Drejtori sportiv i Sevillas, Monchi shpreson që Messi të qëndrojë te Barcelona edhe për shumë vite Drejtori sportiv i Sevillas, Monchi shpreson që Messi të qëndrojë te Barcelona edhe për shumë vite

“Me gjithë respektin për të mëdhenjtë e tjerë, ka vetëm një numër një – është Leo. Të luash 311 ndeshje pranë tij, ishte një ëndërr”.

“Më pëlqeu shumë. Unë thjesht dua ta them këtë: ‘Faleminderit për gjithçka, Leo, sepse kurrë nuk do të dish se sa do të thoshte për mua të luaja pranë teje”, përfundoi ylli kroat. /Telegrafi/