LAJMI I FUNDIT:

Messi i ‘çmendur’, shënon edhe golin e dytë nga gjuajtja e lirë ndaj Espanyolit

Messi i ‘çmendur’, shënon edhe golin e dytë nga gjuajtja e lirë ndaj Espanyolit
Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi ka shënuar edhe golin e dytë nga gjuajtja e lirë në ndeshjen derbi ndaj rivalit lokal Espanyolit.

Ylli argjentinas është duke treguar formë të lartë dhe po shënon gola klasi në derbin katalunas.


Pas golit të parë të shënuar në minutën e 17-të nga gjuajtja e lirë, Messi ka gjetur edhe një të tillë në pjesën e dytë.

Messi shënon gol të bukur nga gjuajtja e lirë ndaj Espanyolit
Lexo po ashtu Messi shënon gol të bukur nga gjuajtja e lirë ndaj Espanyolit

Messi ka arritur të tund përsëri rrjetën nga goditja e dënimit në minutën e 65-të të ndeshjes.

Ky gol i argjentinasit erdhi nga një distancë rreth 20 metra dhe ishte i epërsisë 4-0. /Telegrafi/