Jemi vetëm një ditë larg orëve të fundit të afatit kalimtar kur rritet drama jo vetëm mes fansave, por edhe mes klubeve.

Adrenalina për punën që duhet bërë në orët e fundit të afatit kalimtar nxitë shumë klube që të shpenzojnë para.


Dhe, dita e fundit e afatit kalimtar këtë herë do të jetë tejet e zjarrtë me shumë lojtarë që ende nuk e kanë të ardhmen e sqaruar.

Afati kalimtar kështu në Angli, Skoci, Itali dhe Francë përfundon të enjten në ora 00:00.

Në Gjermani afati kalimtar mbyllet të enjten në ora 18:00.

Por, ndryshe është në Spanjë, ku klubet do të kenë një ditë shtesë, deri në ora 00:00 të premtën.

Ky është një lajm i mirë për Barcelonën që po kërkon të transferojë Philippe Coutinhon, por e ka problem për shkak të pengesave që po bën Liverpooli.

Qëndroni me Telegrafin pasi të gjitha informacionet rreth afatit kalimtar në orët e fundit do t’iu sjellim në kohë reale siç e do tradita e ditës së fundit të afatit kalimtar. /Telegrafi/

telegrafi sport app