LAJMI I FUNDIT:

Mësohet arsyeja se si u helmuan pesë futbollistët e Holandës

Mësohet arsyeja se si u helmuan pesë futbollistët e Holandës

Përfaqësuesja e Holandës mori një goditje para duelit të parë në kampanjën kualifikuese për Euro 2024.

Pesë futbollistë u larguan pasi u dyshua për një virus, por më vonë u kuptua e vërteta.


Cody Gakpo, Matthijs de Ligt, Sven Botman, Joey Veerman dhe Bart Verbruggen janë futbollistët që u larguan, derisa ata janë zëvendësuar me tre të tjerë.

Qendërmbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij, mesfushori i Bayern Munich, Ryan Gravenberch dhe portieri i Vitesses, Kjell Scherpen janë të ftuarit e ri në listën e ‘Tulipanëve’.

Holanda goditet nga virusi, pesë lojtarë largohen nga grumbullimi
Lexo po ashtu Holanda goditet nga virusi, pesë lojtarë largohen nga grumbullimi

Nuk ka të bëj me ndonjë virus, por është mësuar se futbollistët në fjalë janë helmuar.

Sipas gazetës holandeze, ‘De Telegraaf’, prej kohësh lojtarët e kombëtares holandeze janë ankuar për ushqimin që u shërbehet në hotelin ku qëndron ekipi.

Menjëherë pas darkës të së mërkurës, një numër lojtarësh patën probleme me stomakun.

Ndërkohë të enjten në mëngjes pesë emrat e lartë përmendur kanë shfaqur shenja serioze helmimi, duke e detyruar trajnerin Koeman t’i largojë nga grumbullimi i kombëtares për dy takimet kundër Francës dhe Gjibraltarit.

Gjithnjë sipas De Telegraaf, futbollistët e infektuar kishin ngrënë në darkë mish pule me salcë dhe helmimi duket se ka ndodhur nga ky ushqim. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori