LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi emocionues i Kryeziut për Jahmir Hykën (Foto)

Mesazhi emocionues i Kryeziut për Jahmir Hykën (Foto)

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Jahmi Hyka edhe zyrtarisht është larguar nga Luzerni.

Tiranasi për pesë vite e gjysmë qëndroi në Luzern, ndërsa ishte shumë i afërt me anëtarin e Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziun.


Miq të pa ndashëm ishte dyshja Kryeziu – Hyka, ndërsa oferta e San Joses për Jahmirin ka bërë që këta dy të mos jenë më në një skuadër.

Gjilanasi Kryeziu ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook, për ti dërguar një mesazh emocionues mikut të tij Jahmir Hykës.

“Desha që të falënderojë për këtë kohë fantastike që e kem kaluar për pesë vite e gjysmë. Kemi kaluar super. Jemi kënaqur! Të kom njohur si një lojtar të jashtëzakonshëm, por më kohë e mësova që je një njeri i mrekullueshëm si shok e si vlla”.

“Kemi qëndruar në hotel gjithmonë bashkë nëpër ndeshje. Kohën jashtë futbollit e kemi kaluar shumë herë së bashku. Mbrëmjet ose jetën e natës përsëri së bashku, gjithçka që kem bo kanë qenë shumë mirë vlla. Dua të falënderoj për çdo gjë në fushë dhe jashtë fushës. Kom shumë respekt të madh për ty”, shkruan ndër tjera Hekurani.

“Ishalla të shkon puna mirë atje, ki fat dhe suksese por së pari të jesh mirë me shëndet. Besoj se pas do viteve do të kthehesh përsëri në Zvicër me jetuar. Ki ke më mungu si lojtar në fushë, po ma shumë si vlla jashtë fushës. Do të qëndrojmë në kontakt si gjithmonë që kem qenë. Verës do të vi të vizitoj në Amerikë. Faleminderit vlla shumë, shumë, shumë për të gjitha”, shkroi Kryeziu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori