LAJMI I FUNDIT:

Mërgim Pefqeli vazhdon kontratën me Prishtinën

Mërgim Pefqeli vazhdon kontratën me Prishtinën

Mesfushori 24 vjeçar, Mërgim Pefqeli i lindur në kryeqytet ka vazhduar sërish kontratën me Prishtinën e cila i skadoi pas ndeshjeve ndërkombëtare.

Do të jetë ky viti i tretë që Pefqeli do të mbroj ngjyrat e Prishtinës, klub ky amë i Mërgimit pasi që tërë shkollën e futbollit e kreu në klubin bardhekaltër.


Pefqeli për dy vite me Prishtinën ka luajtur 59 ndeshje zyrtare (28 titullar) duke shënuar shtatë  gola (një prej tyre në Evropë) dhe duke dhënë dy asistime.

“Që të vazhdoj kontratën me Prishtinën s’ka qenë aspak vështirë.Është klubi im i fëmijërisë, klubi i zemrës dhe jam rritur me këto ngjyra”.

“Por, edhe atmosfera e mirë në klub dhe duke i ndjerë borxhli për mos shpalljen kampion në edicionin e kaluar, atëherë duhet larë atë borxh si para drejtuesve të klubit, dashamirëve, qytetit e në veçanti “Plisave” që më në fund të shpaguajmë besimin dhe të sjellim titullin në kryeqendër”, ka thënë Pefqeli për faqen e klubit.

Për Pefqelin kanë qenë të interesuar disa klube si Drita, Llapi, Gjilani dhe Ballkani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori