LAJMI I FUNDIT:

Mercedesit i mbarojnë opsionet për të apeluar kundër fitores së Verstappen

Mercedesit i mbarojnë opsionet për të apeluar kundër fitores së Verstappen

Shanset e Lewis Hamilton dhe Mercedes për të përmbysur rezultatin e Çmimit të Madh të Abu Dhabit të së dielës po pakësohen me kalimin e kohës.

Ekipi ishte i indinjuar që disa makina u lejuan të kalonin pas makinës së sigurisë, të nxjerra pasi Nicholas Latifi u aksidentua më vonë me Williamsin e tij, por rregullat për rifillimin e garës nuk u respektuan.


Rregullat thonë se gara nuk duhet të kishte filluar përsëri në xhiron e saj, që do të thotë se një xhiro më shumë pas makinës së sigurisë do t’i kishte dhënë titullin Hamilton.

Procedura e zakonshme e penalltisë në Formula 1 do t'i jepte Hamiltonit titullin dhe jo Verstappenit
Lexo po ashtu Procedura e zakonshme e penalltisë në Formula 1 do t'i jepte Hamiltonit titullin dhe jo Verstappenit

Sipas Martin Samuel në Daily Mail, Mercedes nuk është në gjendje të dërgojë ankesën e tyre ndaj vendimit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, që do të thotë se ata duhet të shikojnë rrugë alternative.

Rregullat e FIA-s thonë se çdo skuadër e Formula 1 që nënshkruan në seri jep Gjykatën Ndërkombëtare të Apelit të organit drejtues në Paris si arbitrin e vetëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Kjo do të thotë se nëse Mercedes dëshiron të përmbyste ose ndryshonte rezultatin, ata do të duhet të bindin një panel anëtarësh të emëruar nga FIA.

Refuzohet ankesa e Mercedesit për Verstappen – titulli i takon Red Bullit
Lexo po ashtu Refuzohet ankesa e Mercedesit për Verstappen – titulli i takon Red Bullit

Kjo duket të jetë një gjë e pamundur, megjithatë, me një panel të caktuar nga FIA duke parë një rast në të cilin është përfshirë vetë FIA.

Shembulli tjetër i Mercedes kundër FIA-s

Mercedes mund të përdorë gjithashtu Çmimin e Madh të Belgjikës si një shembull të keqveprimit së FIA-s, pasi drejtori i garës Michael Masi lejoi tre xhiro pas makinës së sigurisë në kushte të tmerrshme për të përcaktuar rezultatin e garës me gjysmë pikë të dhëna.

Mercedes apelon parakalimin e Verstappen dhe triumfin për titullin e kampionit botëror
Lexo po ashtu Mercedes apelon parakalimin e Verstappen dhe triumfin për titullin e kampionit botëror

Kjo ‘fitore’ nënkuptonte se Max Verstappen kishte avantazhin në numërimin mbrapsht në garën e fundit dhe Mercedes thotë se ndikoi shumë në opsionet e strategjisë së Hamilton.

Megjithatë, shumica e burimeve të F1 besojnë se vendimi nuk do të anulohet me pak zgjidhje për ta bërë këtë dhe rasti i Mercedes ka shumë ‘ndoshta’ dhe nuk ka garanci të mjaftueshme për të garantuar marrjen e masave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori