LAJMI I FUNDIT:

Melinda publikon videoklipin e këngës “A po don pak”

Melinda publikon videoklipin e këngës “A po don pak”
Melinda në klipin e këngës "A po don pak" (Foto: YouTube/Screenshot/Melinda Ademi)

Melinda Ademi e ka lansuar projektin më të ri muzikor të titulluar “A po don pak”, të cilin e ka shoqëruar me videoklip.

Panda Music qëndron prapa këtij projekti, ndërsa tekstin e ka shkruar vet reperja në bashkëpunim me Tonic dhe Denk.


Xhirimi i videoklipit të ri muzikor është realizuar me regji të Valon Azirit, kurse Melinda vjen tërheqëse në skenat e videos muzikore.

Të gjitha lajmet nga Melinda Ademi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melinda Ademi

Miksimin e ka bërë Niklas Neumann, kurse masterizimi është bërë nga Lex Barkey. ‘Beat-i’ është nga Daltons.

“Pika pika” ishte realizimi më i fundit muzikor i Melindës që u lansua në muajin qershor dhe ka kaluar shifrën prej 13 milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/