LAJMI I FUNDIT:

Mel B: Ish burri po i dëmton fëmijët tonë

Mel B: Ish burri po i dëmton fëmijët tonë

Këngëtarja dhe gjyqtarja e spektakleve të mëdha Mel B po e akuzon ish-in e saj për ekspozimin e fëmijëve të saj në media.

Ajo dëshiron që beteja legale mes tyre të jetë e mbyllur për publikun, sepse po fiton shumë vëmendje nga mediat, e kjo po i dëmton fëmijët e saj, shkruan rtv21.


Ajo pretendon se ish burri i saj Stephen Belafonte po i lajmëron mediat për orarin e vizitave të vajzës së tyre, dhe përderisa ekspozimi në media mund të jetë i mirë për Belafonten, nuk është i mirë për vajzën e vogël. Belafonte mohon tërësisht pretendimin se po i lajmëron mediat për oraret e vizitave.

Të dy do të përballen në gjyq muajin e ardhshëm për të parë nëse rasti mes tyre do të mbyllet. /Telegrafi/