Meghan Markle u ndje në siklet nga protokolli mbretëror? Ekspertja analizon daljen e saj me Kate në Wimbledon


Ekspertët e gjuhës së trupit kanë rikthyer në vëmendje paraqitjen e Meghan Markle dhe Catherine, Princeshës së Uellsit, në finalen e Wimbledonit për femra në vitin 2018, duke pretenduar se Dukesha e Sussex u duk e parehatshme me protokollin mbretëror gjatë angazhimit të tyre të parë zyrtar së bashku.
Dalja u zhvillua më 14 korrik 2018, pak më shumë se një muaj pas martesës së Meghan me Princin Harry.
Dy kunatat ndoqën finalen mes Serena Williams dhe Angelique Kerber në All England Lawn Tennis & Croquet Club, ku Meghan ishte e pranishme për të mbështetur mikeshën e saj të ngushtë, Serena, shkruan DailyMail.

Sipas ekspertes së gjuhës së trupit, Judi James, pamjet e asaj dite tregojnë se Meghan priste një qasje më miqësore gjatë paraqitjes së përbashkët, por u përball me rregullat e qarta të hierarkisë mbretërore.
Ajo pretendon se Meghan shfaqi shenja shqetësimi kur kuptoi se vëmendja dhe përshëndetjet ishin të përqendruara te Catherine, e cila në atë kohë kishte një rol të konsoliduar si patrone mbretërore e All England Club.

“Ka sinjale nga gjuha e trupit të Meghan që sugjerojnë se ajo priste që kjo të ishte më shumë një paraqitje mes dy mikeve.
Meghan i drejton Kate-it një buzëqeshje miqësore, ndërsa duket se pret t’i bashkohet, por Kate është në modalitetin e saj mbretëror dhe fokusohet te përshëndetja zyrtare e mikpritësve”, tha Judi James për Daily Mail.
Ekspertja shtoi se Meghan, e cila në daljet publike me Princin Harry shpesh merr iniciativën dhe udhëheq ndërveprimet, mund ta ketë pasur të vështirë të përshtatej me faktin se në këtë rast duhej të respektonte rendin mbretëror dhe t’i linte përparësi Catherine-s. /Telegrafi/













































