LAJMI I FUNDIT:

Megan Fox tregon se si u trajtua në fillim të karrierës, derisa flet për filmin e ri “Rogue”

Megan Fox tregon se si u trajtua në fillim të karrierës, derisa flet për filmin e ri “Rogue”

Me filmin e saj të ri “Rogue” i cili pritet të lansohet të premten, Megan Fox po reflekton se si u trajtua herët në karrierën e saj.

Aktorja 34-vjeçare u shfaq për herë të parë në “Transformers” në 2007, megjithëse vazhdoi në “Jennifer’s Body” e më pas në “Jonah Hex”.


Aktorja kishte folur me ‘Refinery 29’, ku reflektoi në karrierën e saj dhe se si të tjerët kanë filluar ta rishikojnë atë në një dritë të re.

Megan Fox (Foto: Getty Images/Guliver)

Fox bëri debutimin e madh në film kur ishte vetëm një adoleshente në “Michael Bay’s Bad Boys II”, katër vjet para se të interpretonte si Mikaela Banes në “Transformers”.

Në një intervistë me Jimmy Kimmel, ajo i kishte zemëruar fansat duke treguar se si e kishin trajtuar në fillim të karrierës.

Ajo u raportua se u largua nga “Transformers” pasi e krahasoi publikisht producentin e filmave, Michael Bay me Hitlerin, por tani fansat kanë ardhur në mbrojtje të saj gjithnjë e më shumë.

Megan Fox

Kur e pyetën nëse kishte nevojë për atë mbështetje, aktorja tha: “Në atë kohë do e kisha vlerësuar një mbështetje, pasi isha e bllokuar”.

“Aftësia që unë kam për t’i mbijetuar gjërat negative dhe pa asnjë përkrahje nga jashtë më bëri një person më të mirë. Prandaj nuk pendohem për këtë”, shtoi ajo.

“Por unë e vlerësoj. Kultura po ndryshon dhe shoqëria po ashtu, dhe një film si Rogue tani ka një vend për të shkëlqyer dhe vlerësuar”, tha Megan.

Megan Fox (Foto: Getty Images/Guliver)

Ajo theksoi se ndërsa ishte duke xhiruar “Rogue”, gjeti një nga filmat e saj që po shfaqej në Afrikën e Jugut dhe kuptoi se filmi (të cilin nuk e identifikoi) nuk ishte aq i keq sa kritikët i bëjnë njerëzit të besojnë.

Aktorja bëri të qartë se është e ndikuar nga negativiteti sepse është ‘aq e hapur’, duke shtuar, ‘ato gjëra ndikojnë në mua me të vërtetë thellë’. /Telegrafi/

Megan Fox

Në trend Magazina

Më shumë
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
Kendall Jenner publikon një fotografi ‘topless’, pasi nxiti thashethemet e pajtimit me Bad Bunny

Kendall Jenner publikon një fotografi ‘topless’, pasi nxiti thashethemet e pajtimit me Bad Bunny

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
Kalo në kategori