Mediat spanjolle e kanë sulmuar ashpër Barcelonën pas humbjes turpëruese ndaj Bayern Munich me rezultat 8-2.

Ndeshja e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, nga shumë kush është konsideruar si finale para finales, por nuk doli ashtu.


Bayern Munich e fitoi çdo pjesë lojë me rezultat 4-1, duke shënuar një prej fitoreve më të thella në histori në Ligës së Kampionëve.

E përdishtmja katalunase Mundo Deportivo, humbjen e ka titulluar: “Turpërim historik për Barçën në Champions!”.

Screenshot 7 1

Tjetër gazetë lokale nga ky qytet Sport e ka titulluar artikullin e tyre: "Turpërim historik i Barçës”.

Screenshot 8

Edhe mediat tjera nga qyteti i madridit kanë qenë kritikë me humbjen e thellë të pesë herë kampionëve.

Marca e ka titulluar pas ndeshje artikullin e tyre me këtë titull: “Turpërim për histori: Bayern fiton 8-2 ndaj Barcelonës!”.

Screenshot 5 3

E fundit por jo nga rëndsia, AS, artikullin kryesor e ka titulluar: "Kasaphane historike e Barçës!”.

Screenshot 6 2

Nuk mbahet mend që Barcelona ta keë humbur ndonjë ndeshje në Evropë me këtë rezultat. /Telegrafi/

telegrafi sport app